Tags

, , , , , , ,

Gjenevë (AIP), 17 tetor  -Bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, eksperti i pamvarur i OKB-së e justifikon në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”  akt ky konform konventave  nderkombëtare, kartën e  OKB-së mbi të drejtën për vetvendosje.

“Është e drejtë legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i  bashkohet  Kosovës. Ndryshe cdo tentative qofte nga Beogradi apo apo ndokush tjetër, që t’i mohoj ketë apo t’i mbaj ata me forcë  nën Serbi eshte diskriminim dhe ne kundërshtim me ligjet ndërkombetare qe ju garantojne popujve autokton te drejten e tyre për vetvendosje..” ka deklaruar prof.dr. Alfred de Zayas.

Profesori i njohur amerikan i së drjetës ndërkombëtare z. Alfred de Zayas  është ekspert i pavarur i OKB-së për promovimin e së drejtës ndërkombëtare. Alfred de Zayas, i lindur 31 maj 1947 në Havanë (Kubë), është një historian, jurist dhe shkrimtar amerikan, JD (Harvard), Dr Phil. në historinë moderne në Universitetin e Göttingen, i cili u rrit në Çikago. Profesori amerikan De Zayas ishte profesor i së drejtës ligjore në shumë universitete , duke përfshirë Universitetin e British Columbia në Kanada, Institutin për Studime të larta Ndërkombëtare në Universitetin e Gjenevës dhe Universitetin e Trier ( Gjermani) . Ai aktualisht eshte mësimëdhënës i së drjtës ndërkombëtar në Universitetin e Gjenevës.

Sikur t‘mos ishte OKB, do te ishte në pikëpyetje se do të ekzistonte apo jo sot njerëzimi

Eksperti i OKB-së De Zayas në bisedë me gazetarin e “Presheva Jonë”

Profesori amerikan De Zayas  i cili eshte autor i disa veprave mbi marëdhniet nderkombëtare, ai nga viti 2009  bëhet anëtar i konfencave të OKB-së për të Drejtat e  Nejriut duke marrur pjesë ne debate përmes raporteve të tija  mbi të drejtën humane, për paqë  në seancat e organizuara nga Komitei i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut .

Fillimisht ekspertin e OKB-së e pyetëm mbi rolin e Kombeve te Bashkuara ne botë,  në vecanti në rajonet e konflikteve ? Lidhur me këtë z. A. de Zayas pohon se “Roli i OKB-së, sidomos në vatrat e krizave eshte efikase dhe produktive. Mjafton të përmendim ketu angazhimin e OKB-së në viset e ballkanit me nisjen e shkatërrimit të Jugollavisë, pastaj angazhimi i OKB-së në Kosovë  menjëherë në vitet e para të pasluftës deri në ditët e sotme. Sa i pëket rolit të OKB-së sot në botë, nuk mund t mos përmendim këtu kontributin e saj në vitin  1962 në krizën e Kubës, me rastin e konfrontimeve nukleare, kur kjo organizatë ndërkombëtare përmes organeve të saj sidomos Këshillit të Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme dha maksimumin për të shpëtuar njerëzimin.  Merre me mend sot sikur t mos ishte OKB do te shtrohej pyetja a do të ekzistonte njerëzimi apo jo në planetin tonë ?..Sikur ta kishim ketë organizatë ndërkombëtare me herët para luftë së parë botërore, sigurisht nuk do ta kishim luftën  e parë botërore…Prandaj gjithë kësaj  propagande për luftra, bombardime OKB ju është përgjigjur me dialog dhe ja ka arritur… Jemi deshmitar se tash se fundit edhe ne Siri komuniteti nderkombëtare ishte gati të nerhynte..Por , ndërhyrja e OKB duke propozuar dialogun si prioritet për  zgjidhjes së krizës në Siri duke derguar ekspertë e diplomat në terren për hetuar dhee nogociuar. Por, edhe sikur të kishin hasur në helme në Siri nuk do te kishte arësye qe te bombardohet  Damasku… Sepse nga lufta, nga bombardimet nuk ka zgjidhje, vetem viktima dhe hasmëri..Nëse jane përdorur armë kimike ne Siri, do të ketë kohë qe El-Asaadi apo diktatoret  tjere te japin përgjegjesi dhe të ndeshkohen para drjetësisë para gjykatave qofshin ato vendore apo nderkombëtare. Prandaj, jam i kenaqur për vënien e mekanzimit të OKB-së në dispozicion të krizës në Siri si masë preventive .”

Dr.Zayas: Siria nuk mund të krahasohet me Kosovën. Kjo e fundit është rast specifik

Se sa eshte i arësyshëm komperacioni mes Sirisë dhe Kosovës eksperti i OKB-së z.Zayas në vazhdim përgjigjet se “për  shqiptaret, sidomos zhvillimet në Kosovë dhe përreth saj kam lexuar dhe studiuar mjaft, sidomos para dhe  pas konferencës së Rambujes. Jemi deshmitar se ne Kosovë kishte krime dhe masakra serbe, kjo u pa edhe ne syte botës. Për mendimin tim, Ndërkombëtarët ndërhyë si ndërhynë me forcë me bombradime , por personalisht unë kam pasur deshire qe Kosova ta fitoj statusin e pamvarësisë edhe pa viktima edhe pa sapstrime etnike…Sepse jemi deshimtare se Serbia u egërsua edhe me shumë kur ranë bolmbat e apar mbi Beograd, duke e parë që po humbaste Kosovën ajo edhemë  rriti  intesitetin e te këqijave, krimeve mbi popullaten civile ne Kosovë. Rasti konkret sot në Irak kemi një siuatë shumë më të veshtirë të ndërlikuar edhe pse atje u inrevenua, u bombardua.. Me Afganistanin, populli i shkret dikur ishin ne lufte me Russët, dikur me amerikanët dhe kriza ende po vazhdon secila superfuqi duke provuar se kush po triumfon, por situata po vazhdon të jetë e ndere ende atje. Por, Kosova eshte ne rast specifik prandaj edhe  nuk mund ta bëjmë dallimin mes Kosovës dhe Sirisë sepse në Siri kemi një situatë krejt ndryshe se sa në Kosovë dikur..Prandja edhe kot e krahasojnë Sirnë me Kosovën. Unë jam i kënaqur  që sot në Kosovë kemi një situatë stabile dhe ky shtet i ri ne evropë ditë e përditë po shenon progres duke dëshmuar rajoni  si faktr paqeje dhe stabilieti në rajon.. ” ka pohuar dr.Zayas.

Cka të fitojnë serbët e Kosovës, atë duhet fituar edhe shqiptarët etnik të Luginës së Preshevës

Duke përshëndetur dialogun mes Kosoves dhe Serbisë ne Bruksel me ndermjetësimin e znj.Ketrin Ashton profesori amerikan z.Zayas ka shtuar se ky proces nuk do jep fryte poqese palët nuk zbatojnë në terren marrëveshjet  e nenshkruara ë Bruksel.

Eksperti  i OKB-së duke folur për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, në fakt mbi zhvillimet në Veri ai në vazhdim  për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “nëse serbët në Veri të Kosovës paskan të drejtë të avancojnë e statusin  e  tyre ndoshta edhe deri në shkëputje siq pretendohet..sigurisht kjo e drejtë nuk duhet mohuar edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilet numerikisht janë më shumë se serbët në Kosovë dhe ballafaqohen me problemin e realizmit te drejtave të tyre elementare kombëtare përballë politikës diksiminuese të Beogradit…Prandaj, Bashkimi Evropian për të qenë neutral ndaj Veriut dhe Luginës së Preshevës, nëse bie dakord të avancoj statusit e  serbëve në Kosovë qoftë brenda të shtetit të Kosovës apo përmes opcioneve  tjra, domosdo e njeta strategji e  BE duhet duhet zbatuar dhe garantuar edhe për shqiptarët etnik  në Serbinë Jugore të shtrirë  si shumicë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…”

Madje, eksperti i OKB-së dr. Alfred Zayas duke folur për statusin dhe perspektivën e  popullit shqiptarë në Luginën e Preshevës në fund të bisdës për agjencine  e lajmeve “Presheva Jonë” ka shtuar se “nëse rrespektojmë konventat  nderkombëtare, kartën e  OKB-së mbi të drejtën për vetvendosje, atëhrë është legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i  bashkohet  Kosovës. Ndryshe cdo tentative qofte nga Beogradi apo  ndokush tjetër, që t’i mohoj apo t’i mbaje me force ata nën Serbi, është diskriminim dhe ne kundërshtim me ligjet ndërkombetare qe ju garantojne popujve autokton te drejten e tyre për vetvendosje..”

*   *    *

Alfred Maurice de Zayas is an American lawyer, writer, historian, an expert in the field of human rights and international law, a peace activist, President of PEN International Centre Suisse romand, and since 2012 the United Nations Independent Expert on the Promotion of a Democratic and Equitable International Order (also known as Special Rapporteur), appointed by the United Nations Human Rights Council.

Advertisements